leoni

Thirrje publike për aplikim nga komuna e Rahovecit

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural fton të gjithë fermerët e Komunës se Rahovecit që të aplikojnë në Sektorin e Bletarisë.

Përmes kësaj thirrje do të përfitojnë të gjithë fermerët që paraprakisht plotësojnë dokumentet ndërsa favorizohen fermerët me më pak koshere dhe që kanë mundësi të shtimit të numrit të koshereve. Në bazë të analizave të proporcionit 1 kg dyll = 1.3 koshere bletarët do të përfitojnë me këtë %.

mbi 150 koshere 30%

100-150 koshere 40%

30-100 koshere 50%

 Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

• Aplikacioni (merret në zyrat e DBPZHR-së),

• Kopjen e letërnjoftimit,

• Vërtetim mbi shlyerjen e obligimeve ndaj Komunës së Rahovecit (Tatim në pronë dhe taksë komunale).

• Të ketë vërtetimin e deklarimit të numrit të bletëve dhe lokacionin, lëshuar nga DBPZHR për vitin 2025.

Përqindja e përkrahjes do të jetë 100% nga Komuna e Rahovecit

Afati i aplikimit nga data: 24.03.2025 deri 07.04.2025

Aplikacionet dorëzohen pranë zyrave të Drejtorisë

Bashkëngjitur gjeni linkun e thirrjes së publikuar:

https://rahovec.rks-gov.net/…/03/20250326144823009.pdf

Kontrolloni gjithashtu

Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me …