leoni

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e tretë për këtë vit

Sot në Viti, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë,  me ç’rast kryesuesi  Bekim Azizi fillimisht njoftoi të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, akte që kanë kaluar përmes Komitetit për Politikë dhe Financa për shqyrtim. Asamblistët e Kuvendit, paraprakisht kanë parashtruar pyetje për ekzekutivin dhe udhëheqjen komunale, ku morën përgjigje nga zv. kryetari Hasan Aliu dhe drejtoritë përkatëse.

Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, këshilltarët ngritën çështje të ndryshme, ku u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash pikat e mëposhtme:

Propozimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes procedurës së shprehjes së interesit.

Propozimi për formimin e një komisioni të posaçëm për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës në afat të gjatë. Për këtë seancë, u përfshinë edhe dy pika të reja të rendit të ditës: Propozim vendim për plotësim ndryshimin të vendimit me nr. 01-035/02-1354 i datës 29.11.2024 për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme, si dhe pika tjetër: Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim pronat e paluajtshme të komunës, kompanisë KEDS në Viti për vendosjen e trafove elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me …