Është mbajtur aktiviteti kulturor, Avancimet Kulturore “Profesor Ajet Beqiri“

Nën organizimin e Drejrorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Skënderajt të enjtën është mbajtur aktiviteti kulturor, Avancimet Kulturore “Profesor Ajet Beqiri“. Ky organizim tashmë tradicional, ka karakter garues për nxënësit e shkollave fillore në dy fusha: Letërsi dhe Art Figurativ. Në të dy fushat juria profesionale zgjodhi më të mirët në mesin e shumë të mirëve. Në fushën e letërsisë ishin gjithsej 143 punime, në fushën e Artit Figurativ ishin 18 konkurentë këtë vit, e që për të dy juritë ishte e veshtirë të bënin perzgjedhjen e tyre për fituesit. 

Çmimet në fushën e Letërsisë janë:

Ese

1. Çmimi  i parë – Agnesa Malaj ,  SHFMU “Malush Ahmeti” Rezallë

2 . Çmimi i dytë – Tijara Konjuhi , SHFMU “Ahmet  Delia” Skënderaj

3. Çmimi i tretë – Learta Tahiri, SHFMU  “Idriz Barani “ Klinë e Epërme

Poezi

1. Çmimi i parë – Bleron Balaj, SHFMU “Ahmet Delia”  Skenderaj

2. Çmimi i dytë – Klea Koca, SHFMU “Drenica” Polac

3. Çmimi i tretë- Leonora Lani ,  SHFMU “Halit Geci” Llaushë

Çmimet në fushen e Artit Figurativ janë:

Vizatim

1. Çmimi i parë – Vlera Lushtaku, SHFMU “Shaban Jashari” Skenderaj

2. Çmimi i dytë – Tuana Azizaj, SHFMU “Idriz Barani” Klinë e Epërme

3. Çmimi  i tretë – Inesa Lushtaku, SHFMU “Ilir Lushtaku” Prekaz i Ulët

Pikturë

1. Çmimi i parë – Ledijon Veliqi,  SHFMU “Drenica” Polac

2. Çmimi  i dytë – Vlera Beqa, SHFMU “Abedin Rexha” Turiçec

3. Çmimi i tretë – Elfije Lushtaku, SHFMU “Rifat Mëziu” Skenderaj

Juria në fushën e Letërsisë  kishte ketë përbërje: Halil Xani, Zymber Hasani dhe Bahri Sejdiu.

Juria  në fushën e Artit Figurativ përbëhej nga: Rexhep Uka, Mirvete Koca dhe Laura Isufi.

Falenderojmë familjen e Profesor Ajet Beqiri për bashkëpunimin dhe setin e librave qe i dhuroi shkollës fituese për ketë vit sikur edhe çdo vit.

Komuna e Skenderajt përgëzon të gjithë fituesit e garës.

Kontrolloni gjithashtu

Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me …