Lekaj

Lekaj: Qytetarët duhet të jenë sy qelë pasi në krye të vendit kemi njerëz që janë të gatshëm të falin territor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ju ka bërë thirrje qytetarëve të jenë sy qelë pasi në krye të vendit kemi njerëz që janë të gatshëm të falin territor. Njerëzit e tillë janë të gatshëm që për ambicie të tyre personale janë të gatshëm të mbajnë vendin peng dhe të falin toka. Ai ka përkujtuar më tutje se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është një pushtetar i kohës së komunizmit dhe që merr vendime sipas logjikës serbe “ Çdo çudi zgjatë tri ditë”. Deputeti, Pal Lekaj ka theksuar më tutje se e ka pasur me gjithë mend kur ka thënë se çdo kend që i bënë tradhti vendit do ta pret fati i Esat Pashë Toptanit. Banorët rreth kufirit me Malin e Zi janë të revoltuar me veprimet e qeveritarëve dhe kjo mund të shpie deri në konflikt me Malin e Zi, ka theksuar deputeti, Pal Lekaj. Ai ka paralajmëruar se së shpejti mund të ketë takim në mes të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerit për të bashkërenduar aktivitetet për të mbrojtur interesat e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …