leoni

Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili akuzoi LDK-në se po e bllokon formimin e një qeverie opozitare. Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi se sulmet ndaj partisë që ai drejton janë të kota dhe se çdo lloj presioni ndaj LDK-së po kontribuon në forcimin e saj. “Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë! Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen. Ky presion veç po na forcon”, shkroi Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Një akt kriminal me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij kishte deklaruar se qeveria e tij …