Zhilivoda historikisht bazë e luftërave çlirimtare
Zhilivoda është fshat me pozitë të përshtatshme për lëvizjet dhe qëndrimin e sigurtë të luftarëve kundër pushtuesve. Si përherë edhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës u bë bazë e luftarëve. Ky fshat shtrihet në rrënzën e malit namëmadh Qyqavica.
Njerëzit e këtij fshati, vendas të vjetër (nga mesjeta) apo të ardhur ndërkohë, i janë bashkuar secilës lëvizje çlirimtare. Shtëpitë e tyre janë hapur sa herë ka krisë pushka për liri.
Kështu, edhe në pranverën e vitit 1998, kur filluan lëvizjet në këto anë, djemtë e familjes Krasniqi, më saktë të vëllezërve Nuredin e Hashim Krasniqi të nxitur nga motive atdhedashurie kishin vërejtë se afër fshatit të tyre po kalojnë luftarë që lëviznin tutje në drejtime tjera. Ata një ditë u kishin dalë në rrugë atyre dhe i kishin pyetur a janë të UÇK-së, e i kishin ftuar të vijnë në odën e tyre, që të fillojnë organizimin e luftës në fshatin e tyre. Zhilivodasit ishin njerëz me trashëgimi patriotike, dhe vullnetarisht e bënin sakrificën për liri. Ata nuk e pritën ftesën, por e kërkuan vet lirinë!
Nga ajo ditë, organizatorët e luftës në këto anë, në Artakoll, një grup njerëzish që mirreshin prej kohësh me përgatitje (prej vitit 1990), u ulën në odën e vëllezërve Hashim e Nuredin Krasniqi dhe bashkë punuan për luftën, me sukses të plotë deri në ditën e fundit.
Shtëpitë e tyre u kthyen në vendqëndrim e shtab të UÇK-së. Kjo ishte baza e parë e luftës çlirimtare në rajonin që përfshinë fshatrat e Artakollit. Kështu Krasniqët e Zhilivodës, po shkonin gjurmëve të vetë-vehtes, të parëve të tyre patriot, si Aziz Zhilivoda me shokë pë rtëmos u ngjitur më lart në histori, patriot të cilët atën detyrë dhe e kryen me sukses, të na vetëdijësojnë së ende nuk jemi çliruar, por kemi rënë në një robëri të re, në atë jugosllave!
Rëndësia e bazave të para është e madhe. Sepse ato ishin pikëmbështetje për shtrirjen e luftës në anë tjera, ato shëbenin si vende planfikimi, rekrutimi, trajnimi e furnizimi në ndimë për bazat tjera të ardhshme të UÇK-së. Këtë rëndësi luftës ia dhanë njerëzit e familjes Krasniqi. Ata janë prijës të shtrirjes së UÇK-së në këto anë dhe kjo shërbeu si mbështetje dhe frymëzim edhe për rajonin e Prishtinës, Shalës, Llapit, Gollakut e Karadakut. Kjo bazë k ashërbyer për mbështetje të aksioneve guerile që bëheshin në “rrafsh” e në qytet. Nëpër këtë fshat kaluan qindra luftarë vullnetarë të ardhur nga rajone tjera e nga mërgimi, qindar e më shumë pushkë e furnizime tjera. Kontributi i saktë i këtyre njerëzve ende nuk është ndriçuar dhe duhet të bëhet nga historianët, përveç nga publicistët.
Besnikëria e kësaj shtëpie, dhe besimi që ata kishin në popull, ndikoi që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të shtrihet më shumë dhe më shpejt në tërë faqen e Qyqavisës që shikon kah qyteti i Vushtrrisë. Në rajonin e fshatit Zhilivodë u krijua një batalion, e më pas edhe i dyti e i treti dhe kështu erdhi deri tek formimi i Brigades 142.
Njësitë e këtij rajoni, në aspektin ushtarak i takojnë Zonës Operative të Shalës me komandant Rrahman Ramën, zhvilluan luftime të sukseshme deri në përfundim të luftës. Armiku ka pësuar humbje të mëdha në njerëz e teknikë luftarake. Ky sukses shte edhe për shkak se njësitë e UÇK-së ishin të drejtuara e trajnuara nga një koncept i drejtë politik e ushtarak, që zbatoi taktikën e luftës guerile, të dëmtimit të armikut pjesë-pjesë, siç veprohet në rastet kur ai është më i fuqishëm. Kjo mënyrë luftimi detyrimisht zbatohet në fillimin e një kryengrije, dhe shkohet gradualisht drejt luftës frontale në proporcion me zhvillimin në njerëz dhe teknikë, me një fjalë drejt çlirimit përfundimtar të vendit. Medoemos në fillim suskesi i takon taktikës guerile të luftës, për të avncuar drejt njësive më të mëdha taktike e operative, siç erdhën më vonë brigadat dhe zona operative. Sukses është në atë se si vendoset themeli, e në këto anë, bazat e kësaj lufte të suksesshme janë nga anagazhimi fillestar i njerëzve të familjeve të lagjes Krasniqi, vëllezërve Nuredin e Hashim Krasniqi.
Liria kërkon flijime njerëzore
Nga kjo familje u angazhuan të gjithë anëtarët. Të mëdhenj e të vegjël. Në mesin e tyre Shabani. Djali i dytë i bacës Nuredin e nënës Rrahime.
I frymëzuar me kohë, Shabani e përqafoi luftën si shumë të natyrshme sepse rrugë tjetër nuk kishte për t’u çliruar.
Është tipike shqiptare që fshati jep edhe strehimin, bukën dhe i jep djemtë e vet luftës, deri në flijim. Kështu edhe Nuredin Krasniqi e gruaja e tij nëna Rrahime i dhanë të gjitha, veten, fëmijët, dhe në fund djalin Shabanin i cili ra dëshmorë.
Shabani ishte djali i dytë më radhë. Në UÇK kishte hy me zell e me dashuri dhe i lumtur se po ecë në rrugën e drejtë të lirisë së Atdheut. Shabani shkoi në luftë me vëllezërit e tij Bajramin e Hanefiun, me fiqnjët e vet, me shokët nga anë tjera të Kosovës.
Nga pranvera e vitit 1998 e deri sa ra dëshmorë më 28 mars 1999, nuk e lëshoi pushkën nga dora. U bë luftar në fshatin e lindjes kurse ra dëshmorë në Drenas. Fshati Zhilivodë ka dy dëshmorë. Në luftë janë vrarë edhe nëntë banorë të fshatit.
Shabani ishte nip i të parëve të këtij fshati të cilët i dolën armikut përballë edhe në kohëra të hershme, si më 1920 e më 1941. Banorët e Zhilivodës, nuk i pushuan përplasjet me armikun, deri në luftën e fundit çlirimtare.
Kulturën patriotike Shabani e kishte edhe nga ana e nënës. Gjyshi i tij, si pasojë e paknaqësisë nga mbetja e Kosovës në okupim jugosllav pas Luftës së Dytë Botërore, Mehmet Binaku nga Gllobari i Drenasit, u burgos e internua në kampin famëkeq të Goli Otokut, për të vuajt burgim të rëndë. Mehmeti kishte qenë luftar në brigadën e Shaban Polluzhës.
Vite më vonë, edhe Shabani dënohet në mungesë nga gjykata e okupatorit bashkë me axhën e tij Hashimin, por asnjëri nga ata nuk do të dorëzohen te organet e ndjekjes, por qëndrojnë ilegal dhe në gatishmëri deri në daljen e UÇK-së në skenë.
Shabani si nxënës, kishte marrë pjesë në shumë demonstrata që zhvilloheshin nga rinia studentore e shkollore për Kosovën Republikë, në Obiliq, në Prishtinë, e ku arrinte.
Detyrat e para luftarake që i morri përsipër, Shabani i kreu me sukses. Ai në shtëpinë e vet përveç komandës së ushtrisë e kishte edhe deponë e minicionit e të armëve, dhe kujdesej për to me seriozitet të madh. Poashtu kishte detyra në sistemin e vëzhgimit e të rojës në fshat dhe ndërlidjes me fshatra tjera, në pritjen e përcejlljen e luftarëve që kalonin nëpër fshat e në zonë. Shabani ishte një zbulues i talentuar. Edhe anëtarët e familjes së Shabanit, të gjithë kishin detyra në luftë. Babai Nuredini ruante komandën dhe objektet që shfrytëzonte UÇK-ja, nëna e tij Rrahimja me gratë e vajzat e shtëpisë e të kusherinjëve, bënte bukën e luftarëve. Kjo ishte një familje luftarësh për liri!
Në fazën e më vonshme, pas aktiviteteve të shumëta të organizatorëve të luftës dhe banorëve të fshatit Zhilivodë, si dhe me kontributin e veçant të familjes së dëshmorit Shaban Krasniqi dhe të atij vet, në këtë rajon u krijua një batalion i cili njihet si Batalioni i Parë i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës. Shabani kishte marrë pjesë në luftime në pothuajse të gjitha fshatrat e Artakollit, dhe ishte treguar shumë i zoti.
Luftimet e muajit shtator 1998, në zonën ku po bëhet fjalë, ishin shumë të ashpra. Njësia ku bënte pjesë Shabani kishte treguar vetmohim të madh. Ata kishin qëndruar shumë fort në pozita gjysmë-frontale sepse prapa tyre në male ishte grumbulluar një numër i madh i popullatës civile dhe kishte rrezik të dëmtimit të saj. Kontributi i Shaban Krasniqit në këtë ”mision” ishte i madh. Situata u përballua me më pak dëme në popullatë falë luftimeve të vendosura të luftarëve të UÇK-së.
Në muajin mars 1999, situata u rëndua edhe më shumë, si rezultat i tërbimit të forcave armike, të cilat e shihnin fundin e tyre në Kosovë, sepse përveç goditjeve të UÇK-së në tokë, mbi ta filloi edhe goditja nga ajri e NATO-s.
Në këtë situatë, Shabani morri përsipër t’i përclellë një grup qytetarësh civil për në Drenas, siç kishin kërkuar nga ai. Shabani në këtë rrugë shkon me disa shokë luftarë. Njerëzit vendosen në vend të sigurtë, dhe pas kësaj Shabani merr rrugën e kthimit për në njësi të tij në Zhilivodë, e cila u bë rruga e tij e përjetësisë sepse ra Dëshmor i Atdheut! Shabani ra në luftim nga prita, në lagjen e Bajraktavëve në Drenas, më 28 mars 1999.
Shabani pas vetes la gruan Sofien dhe vajzën Florianën e cila është bërë e suksesshme në jetë dhe kultivon kulturën patriotike të babait dhe familjes.
Pas përfundimit të luftës, më 18 qershor 1999, me nderime ushtarake, dëshmori Shaban Krasniqi u varros në fshatin ku e nisi jetën, në Zhilivodë. Aty prehet edhe sot e asaj dite. Vit për vit, shokët e luftës e familja shkojnë te lapidari i ngritur mbi varrin e tij, dhe kujtojnë veprën e tij.
Familja e Shabanit, deri para pak dite edhe Nëna e ndjerë Rrahimja, jetojnë krenar në të njejtat shtëpi të cilat i kshin kthyer në baza e shtabe, kazerma të luftës. Në luftë shtëpitë i kthyen në shtabe lufte, në paqe shtabet i kthyen në shtëpi banimi!
Ata i kanë riparuar vet shtëpitë tyre të dëmtuara nga lufta, edhe kur shkon për vizitë përjetohen ndjenja të veçanta pasi ato shtëpi bartin lavdinë e luftës për liri. Shtëpitë e tyre, dhe kjo lagje në tërësi, kanë vlera monumentale të cilat duhen trajtuar nga institucionet arkeologjike e historike të shtetit tonë në të ardhmen.
Agron Xhemajli, 27 mars 2025