U mbajt gara komunale e Olimpiadës në lëndën e Kimisë

Në Malishevë u mbajt gara komunale e olimpiadës së kimisë ndërmjet nxënësve të Shkollave të Mesme të Larta, përkatësisht të klasave të X, XI dhe XII, të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë dhe SHMP “Lasgush Poradeci”, në Kijevë të Komunës së Malishevës. Mbështetjen profesionale dhe krijimin e kushteve ambientale e mundësoi, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, e komunës së Malishevës.

 Olimpiada e garës në lëndën e Kimisë organizohen në nivele të ndryshme: shkollore, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto gara synojnë të testojnë dhe zhvillojnë njohuritë e nxënësve.

Olimpiadat organizohen nga institucionet arsimore për të përzgjedhur nxënësit më të mirë që nga niveli shkollor, komunal dhe ai shtetëror.

Kjo është gara më prestigjioze në nivel për nxënësit e shkollave të mesme të larta.

Nxënësit fitues të kësaj gare do të marrin pjesë në garën regjionale, e më tej në garën shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me …