Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti po tallet me uniformën e Policisë dhe Ushtrisë, po rrezikon sigurinë dhe mirëqenien

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas informacionit se pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk iu janë paguar orët shtesë në kuadër të pagesës mujore. Haradinaj ka theksuar se kjo është një tallje me sektorin më vital të shtetit, policinë dhe ushtrinë, dhe ka akuzuar Qeverinë Kurti se po vazhdon të dëmtojë këto institucione. Ai ka deklaruar se, përveç destabilizimit të raporteve me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, Qeveria Kurti po vë në rrezik mirëqenien e përditshme të punonjësve të sigurisë, duke i lënë ata pa kompensim për orët shtesë dhe ndërrimet e natës. Haradinaj ka shtuar se kjo ka çuar në një largim të vazhdueshëm të policëve dhe ushtarëve nga detyrat e tyre, për shkak të kushteve të vështira financiare. Haradinaj ka theksuar se kjo situatë është pasojë e një qeverie që do të mbahet mend për dëmin më të madh që i është bërë Kosovës pas luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Grenell: Pasi të normalizohen raportet ekonomike, Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

Richard Grenell refuzon pozitën e ambasadorit të SHBA-së në OKB

Richard Grenell, ish-dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump për misione të veçanta, ka refuzuar …