Autoritetet e larta të vendin kanë uruar besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit

Autoritetet e larta të vendin kanë uruar besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit. Në urimin e saj, kryetarja, Vjosa Osmani ka shkruar se kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. Ndërkohë, në urimin e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkruar “Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë dhe atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”. Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët për festën e Fitër Bajramit. “Ju përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që ndodhen! Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje” ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …