Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin vjetor në të cilin flitet edhe për vendin tonë. Në Raport thuhet se Kushtetuta e Kosovës ndalon diskriminimin fetar dhe ofron liri për besimtarët. Me gjithë këtë, në Kosovë janë shënuar disa incidente me karakter fetar por për shkak të situatës në vend është e vështirë të ndash problemet që kanë karakter etnik dhe atë fetar, theksohet në Raport. Aty më tutje thuhet se kjo ndodhë sidomos me rastet e komunitetit serb për shkak të asaj që në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe shikohet edhe nga këndvështrimi etnik, e jo patjetër atë fetar. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Liritë Fetare gjatë vitit 2015 vlerëson se në botë, shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare janë organizatat ekstremiste, Shteti Islamik dhe Boko Haram.
