kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj në Sallën e Asamblesë komunale ka mbajt takimin publik me qytetarë për kornizen afatmesme të shpenzimëve për periudhën 2017-2019 dhe Planifikimin e buxhetit për vitin 2017. Para një numri të konsiderueshëm të qytetarëve, kryetari Asllanaj, ka thënë se lista e projekteve kapitale dhe ajo e planifikimit të buxhetit është formuar në bazë të kërkesave të vet qytetarëve gjatë takimeve që janë mbajtur nëpër mjedise të ndryshme. Ne aq sa kemi pas mundësi aq kemi planifikuar të realizojmë projekte, besojë se ia kemi arritur të planifikojmë investime aty ku duhet dhe ku ju keni kërkuar. Më pas kryetari Asllanaj, ka ftuar drejtorin e drejtorisë për Shërbime Publike, z. Nexhat Ramadani, që të prezentojë listen e projekteve të planifikuara për tri vitet e ardhshme 2017-2019. Pas këtij prezentimi kanë pasur interesimet dhe pyetjet e qytetarëve, shumica nga të cilët interesoheshin për mjediset nga vijnë ata. Duhet cekur se debati i sotëm ndryshoi pak nga debatet tjera pasi numri i pjesmarrësve ishte pak më i madh se viteve të kaluara.
Kontrolloni gjithashtu
Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin
Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …