leoni

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Aivo Orav: Dezinformimi është një kërcënim për thelbin e demokracisë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka paralajmëruar se dezinformimi përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për vetë thelbin e demokracisë. Në një deklaratë për media, Orav ka theksuar se përhapja e narrativave dezinformuese, veçanërisht gjatë periudhës zgjedhore të 9 shkurtit, ka qenë një problem i madh, duke përfshirë jo vetëm aktorët politikë vendorë, por edhe faktorë të jashtëm që kanë synuar të destabilizojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor. Dezinformimi është më shumë se thjesht përmbajtje mashtruese. Ai përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për vetë thelbin e demokracisë, manipulon opinionin publik, nxit ndarjen dhe minon besimin tek institucionet,” tha Orav. Ai gjithashtu theksoi se integriteti i informacionit dhe qasja e votuesve në informacion të saktë, të besueshëm dhe autentik janë thelbësore për çdo proces zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …