Duke u bazuar në Agjencinë e Lajmeve “Anadolu” medie të huaja njoftojnë se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjedhin në mes të marrëdhënieve të tyre me Turqinë ose me Fethullah Gulen. Herët ose vonë, Shtetet e Bashkuara do të bëjnë një zgjedhje. Ose Turqinë ose FETO-n, është cituar të ketë deklaruar presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Autoritetet turke kanë kërkuar edhe më parë ekstradimin e Fetullah Gylenit në Turqi për shkak se ai akuzohet se ka qenë I përfshirë në grusht shtetin por ai ka mohuar një gjë të tillë. Fethullah Gulen është një ish-aleat i Erdoganit por që tani e disa dekada jeton në mërgim në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …