leoni

Vërshimet në Shkup

Zendeli: Lagjet shqiptare të vërshuara nga uji nuk po ndihmohen nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë

Këshilltari i Komunës Gazi Babë Fejzulla Zendeli, ka deklaruar se lagjet shqiptare të vërshuara nga uji nuk po ndihmohen nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë. Ai ka theksuar se prania e Kryqit të Kuq në Hasanbeg mund të them lirisht se është zero. Unë jetoj te xhamia e dëshmorëve në Hasanbeg, por edhe në lagjet tjera askush nuk i sheh personat e Kryqit të Kuq për të ndihmuar. I falëmderojmë vëllezërit tanë të cilët vullnetarisht sjellin bukë, ujë dhe sende tjera. Unë apeloj se në Hasanbeg urgjentisht duhet të sigurohen detergjente për shkak se banorët rrezikohen që të sëmuren, ka deklaruar, Fejzulla Zendeli, këshilltar Komunës Gazi Babë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …