Qazim Berisha: Na iku mendjendrituri profesor Ahmet Qeriqi

Na iku flakadani i lirisë

Në Ditën e Mësuesit

Në natën e zjarreve

U shkëput si meteor

Profesori mendjendrituri

 

Heret i kishte kënduar lirisë

Në burg kur i kishte rraplluar prangat

Ishte i pamposhtur në ideale

Kur drejtësi kërkonte Kosova

 

Nga Malet e Berishës

Profesor Ahmeti lëshoi kushtrimin

Me pushkën e lirisë

Ai po hapte shtigje.

 

Një jetë e  tërë e tij

Ishte në ballë të furtunës

Nuk arritën  t’a ndalinin hapin

Se ai kishte zemër të madhe

 

Fli i qetë luftëtari i lirisë

Në ditën tënde të mësuesisë

Idealet tuaja të larta atdhetare

Mbetën burim frymëzimi për gjeneratat e arta

 

Q.B.

7 mars 2025

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: ZËRI QË S’PUSHON profesorit atdhetar, Ahmet Qeriqi

Zymer Mehani: ZËRI QË S’PUSHON – profesorit atdhetar, Ahmet Qeriqi

Në dheun e Arbërit, ndër lisa të moçëm, Pushon një burrë, trim, një emër që …