Ministri i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti në takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Shurdhën dhe sekretarin e kësaj shoqate, Enver Krasniqi. Temë qendrore e takimit në mes tyre ishte gjetja e mundësive për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes për këtë shoqatë. Me këtë rast, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdha kërkoi përkrahje për programet për rehabilitim të paraqitura nga shoqata, si dhe të shikojë mundësinë për financimin apo sigurimin e mjeteve financiare nga Qeveria e Republikës së Kosovës për realizimin e projektit për protezat e invalidëve të luftës. Ndërkohë, ministri, Arban Abrashi tha se bazuar në përgjegjësitë që ka ministria që ai drejton, do të mundohet që çdo herë të jetë afër kësaj kategorie të ndjeshme në përkrahjen e kërkesave të tyre për rehabilitim sipas mundësive buxhetore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …