Ahmeti dhe Begaj pas takimit theksojnë se e ardhmja e Ballkanit është integrimi në BE

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pasur një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, rajon dhe më gjerë. Gjatë këtij takimi, të dy liderët kanë shprehur shqetësimin e përbashkët për gjendjen aktuale dhe kanë theksuar se e ardhmja e rajonit është e lidhur ngushtë me stabilitetin dhe integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Ahmeti ka theksuar se, megjithë sfidat aktuale, Maqedonia e Veriut ka kapacitetet e nevojshme për të tejkaluar vështirësitë që po përballet. Ai theksoi se ajo që mungon është vullneti për t’i kaluar këto sfida, vullnet i cili duhet të jetë i ndërsjellë mes të gjitha palëve.

Një nga pikat kyçe të diskutimeve ishte rëndësia e përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ruajtja e frymës së Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Po ashtu, të dy liderët u shprehën për nevojën e respektimit të marrëveshjeve të tjera të rëndësishme, si ajo e Prespës, që hapin rrugën për një të ardhme të përbashkët evropiane për rajonin.

Takimi u përmbyll me një angazhim të përbashkët për një rrugë të qëndrueshme drejt integrimit në BE dhe për një stabilitet afatgjatë në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërsa hetimet vazhdojnë për konflikte interesi në agjenci, Nora Kelmendi pritet të emërohet drejtoreshë e AKP-së

Ish-këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Nora Kelmendi, ka dalë si kandidatja më e vlerësuar për …