Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë 200 milionë euro më i ulët se i vitit aktual si shkak i pandemisë se virusit korona

Sipas BQK-së, gjatë muajve janar shkurt, mërgata jonë ka sjellë në Kosovë rreth 175 milion euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar raportin mbi të hyrat në vendin tonë nga mërgata, të hyra të njohura si remitenca. Sipas këtij raporti, gjatë muajve janar – shkurt, të hyrat nga mërgata kanë arritur vlerën e rreth 175 milion eurove, prej të cilave 86 milion euro vetëm në muajin janar të vitit 2025. “Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin shkurt 2025 ishin rreth 88.12 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 174.26 milion euro (preliminare) për dy muajt e parë të vitit 2025. “Bilanci tregtar në mallra gjatë muajit janar 2025 shënoi deficit në vlerë 379.26 milionë euro, i cili është për 31.16% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti shënoi vlerën 61.16 milionë euro, me një rritje prej 0.46%, ndërsa importi shënoi rritje prej 25.82% duke arritur vlerën 440.42 milionë euro”, thuhet mes tjerash në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …