Tahir Ahmeti: Pse po kemi rrëshqitje të dheut në vendpunishte

Tahir Ahmeti: Pse po kemi rrëshqitje të dheut në vendpunishte

Rrëshqitjet e dheut si fatkeqësi natyrore, të shkaktuara nga njeriu janë shpeshtuar tek ne.

Gjatë ditës së djeshme një person humbi jetën dhe një tjetër u lëndua, si pasojë e shembjes së dheut që ndodhi në një vendpunishte në lagjen “Veternik” të Prishtinës. Ndërsa sot, përsëri pati rrëshqitje të dheut afër një vendpunishte në lagjen “Velania” po ashtu në kryeqytet.

Andaj me arsye duhet të shtrohet pyetja, se a është duke u punuar ashtu si e kërkojnë rregullat teknike dhe ato të Planifikimit Hapësinor dhe Urban. Besoj që ka disa kritere elementare të cilat duhen me qenë obliguese, kur lejohen ndërtimet në të gjitha vendbanimet e Kosovës.

Siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave të tyre duhet të jetë në rend të parë.

 

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile.

Kontrolloni gjithashtu

Saime Isufi: 11 prill 1981

Sot kujtojmë 44 vjetorin e demonstratës së parë të mbajtur me bashkatdhetarët, në Bernë të …