Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi nga ndërkombëtarët ta hetojnë sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator

Ramush Haradinaj vlerëson aksionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë, thekson detyrimin për të mbështetur forcat e rendit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lavdëruar aksionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë, ku janë arrestuar disa oficerë serb. Ai ka theksuar se ata që ikën të turpëruar nga Kosova në vitin 1999 nuk kanë vend më në këtë territor. Haradinaj ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe ka theksuar se ajo, së bashku me të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës, ka treguar vazhdimisht se Kosova është një vend me shtet ligjor dhe autoritet. Në postimin e tij, ai gjithashtu ka bërë thirrje për rritjen e pagave të punonjësve të policisë, duke e cilësuar si një detyrim të shtetit ndaj këtij sektori esencial të shoqërisë kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …