Sami Lushtaku: Përkujtojmë me respekt 87 dëshmorët dhe martirë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Komandanti i UÇK-së, aktualisht nënkryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka ndarë një mesazh nderimi dhe respekti për dëshmorët dhe martirët e fshatit Polac, duke u përkulur para kujtimit të 87 dëshmorëve dhe martirë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ai e ka theksuar se Polaci ka qenë një vatër e qëndresës heroike dhe një fshat që ka kontribuuar shumë për atdheun, duke shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së. Lushtaku ka theksuar se sakrifica e këtyre heronjve është një amanet që na obligon të ruajmë lirinë me dinjitet dhe t’i kujtojmë ata me nderim të përjetshëm. Ai ka përmendur gjithashtu se duhet të tregojmë nderim të përhershëm për secilin prej tyre. Në fund, mesazhi është mbyllur me një thirrje për lavdim të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac.

Kontrolloni gjithashtu

Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Pas 27 vjetësh, të premtën u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, …