leoni

Prokuroria Speciale kërkoi caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist kundrejt Policisë së Kosovës në Banjskë

Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për katër serbët e arrestuar në Gjakovë

Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër shtetas serbë, të cilët u arrestuan të shtunën në Gjakovë. Ata akuzohen për veprën penale të “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.” Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se personat me iniciale B.R., N.V., P.K., dhe M.S. me datën 5 prill 2025, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, kanë poseduar armë të ftohta, përkatësisht një sëpatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë. Ky posedim i armëve ka ndodhur gjatë një ndalimi rutinë të kryer nga policia, ku njëri nga të pandehurit, B.R., i cili po udhëhiqte një automjet Toyota ngjyrë hiri, kishte tejkaluar shpejtësinë në një zonë të kufizuar dhe, pas pyetjes nga zyrtarët policorë, ka kërkuar kontrollin e veturës. Gjatë kontrollit, janë gjetur mjetet e mprehta të cekura më sipër.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …