Albert Krasniqi: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, test për LDK-në dhe përpjekje për të dobësuar NISMËN

Opinionisti Albert Krasniqi ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me kryetarin e LDK, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar atë si një test për LDK-në. Krasniqi theksoi se ftesa ka dy objektiva kryesore: të matet vullneti i opozitës për të bashkëpunuar dhe të dobësohet fuqia negociuese e NISMËS, e cila është aktualisht në opozitë dhe ka shprehur kërkesa të forta për koalicion. Krasniqi shtoi se një nga qëllimet e Kurtit është të delegjitimojë një mundësi për qeverisje që mund të vijë nga opozita, duke e përforcuar më tej ndarjen mes forcave politike. Ai theksoi se, përveç mundësisë për të testuar gatishmërinë e LDK-së për të bashkëpunuar, përpjekja e Kurtit mund të lidhet edhe me një përpjekje për të kufizuar ndikimin e NISMËS, e cila, sipas tij, mund të kishte një rol të rëndësishëm në formimin e një qeverie të mundshme opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …