leoni

Bashkim Ramosaj: Në këtë ngjarje solemne pata nder që të shpall gjeneralin Garffer, “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit

Kënaqësi e jashtëzakonshme të mirëpresim sot në Kuvendin Komunal të Deçanit, Gjeneralin Amerikan, Gjeneral Brigade Sh.T.Z. Arthur Garffer, ka deklaruar kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Në këtë ngjarje solemne pata nderin që të shpall gjeneralin Garffer, “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit.

Ky titull simbolik është një shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm të Gjeneralit Garffer në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, mbështetjes së paçmueshme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, si dhe angazhimin e tij të palodhur për paqen dhe zhvillimin e Kosovës.

Ky titull nderi është një dëshmi e lidhjeve të forta mes popullit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe një angazhim i përbashkët për një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë.

Faleminderit Gjeneral Garffer për gjithçka që keni bërë për Deçanin dhe për Kosovën, tha në fund të fjalës së tij, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …