Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka pritur në takim z.Saul Anuzis, zyrtar i lartë i Partisë Republikane, ish-Kryetar i Partisë për Miçigen. Aktualisht, ai është Kryetar i Fondacionit 60Plus dhe vazhdon të jetë një prej figurave me ndikim në Partinë Republikane.
Prishtina renditet ndër qytetet botërore me ajër të ndotur, dhe, pavarësisht se ky është një problem global, kryetari Rama konsideron se zgjidhja e këtij problemi është jetike për shëndetin publik dhe për qytetarët e Kryeqytetit. Ajri i ndotur është një kërcënim aktual dhe afatgjatë për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.
Prandaj, do të angazhohemi në krijimin e një bashkëpunimi ndër-institucional dhe ndërkombëtar me ekspertë dhe aktorë të tjerë, të cilët disponojnë përvojën dhe njohuritë e nevojshme për të menaxhuar këtë problematikë, u shpreh Rama. Besojmë se, përmes alternativave të qëndrueshme dhe inovative, mund të arrihet një ulje e ndotjes së ajrit dhe një përmirësim i kushteve të jetesës për qytetarët tanë.
Përfundimisht, shpresojmë që angazhimi dhe mbështetja e nivelit qendror do të jenë të pashmangshme, duke mundësuar krijimin e një qasjeje më të fuqishme dhe të koordinuar për të siguruar një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër për të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.