leoni

Ministria e Kulturës nuk e miraton dorëheqjen e drejtorit Hakaj, vazhdon betejën me komunën e Prishtinës

Imer Hakaj, ditë më parë ofroj dorëheqje nga posti i drejtorit të Inspektoratit së Trashëgimisë Kulturore. Hakaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se këtë vendim e mori pasi Komuna e Prishtinës inicioi kallëzim penal ndaj këtij institucioni, pasi Inspektorati kishte ndërprerë punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.

Rreth këtij vendimi të tij ka reaguar edhe Ministria e Kulutrës Rinisë dhe Sportit, ku nuk e kanë miratuar dorëheqjen e Hakajt. MKRS i ka konsideruar të pabazuara pretendimet e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ku kishte deklaruar se qeverisja qëndrore po ia bllokon dhe ndalon projektet kapitale në kryeqytet.

Tutje në reagimin e bërë nga kjo ministri thuhet se kallëzimit penal ndaj zyrtarit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, do t’i përgjigjemi me kallëzim penal për kallëzim të rrejshëm, ndërsa dorëheqja e drejtorit të ITK-së, Imer Hakaj nuk miratohet, kjo pasi gjithë puna e bërë deri tani është brenda mandatit të tij. Inspektorati ka vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe brenda autorizimeve ligjore. Ne, konsiderojmë që veprimet e përsëritura, të qëllimshme dhe me paramendim të Komunës së Prishtinës, nuk paraqesin vetëm shkelje procedurale, por kemi dyshime të bazuara për keqpërdorim dhe dëmtim të buxhetit publik.” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …