Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj

Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj. Ata diskutuan për rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se ajo është një gurthemel për stabilitetin dhe bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti vuri në dukje se një nga rezultatet më të prekshme të kësaj marrëveshjeje është zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili duhet të zbatohet plotësisht dhe në mënyrë të barabartë në të gjitha institucionet. Përveç kësaj, ata diskutuan rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke u fokusuar veçanërisht në projektet Twinning, të cilat janë të rëndësishme për afrimin me standardet evropiane. Ahmeti theksoi se realizimi i 18 projekteve aktive të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e institucioneve dhe përgatitjen për integrimin evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …