“Fluksi i madh i automjeteve në trafik ka bërë që numri i aksidenteve të rritët në Komunën e Suharekës, të cilat kanë ndodhur gjatë javës që lamë pas, por që fatmirësisht ishin vetëm me dëme materiale dhe pa fatalitet” u tha në takimin e sotëm javor të sigurisë. Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi ka theksuar gjithashtu se gjatë javës kanë ndodhur edhe këto raste: 2 kanosje, 1 kallzim penal, një tentim vrasje ku ka pasur shkrepje të armëve dhe shkretim i pyjeve. Ndërsa nënkryetari i komunës Rexhep Kuçi ka bërë të ditur aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, si vizita e zv.ministrit të arsimit z. Agim Bërdynaj i cili ka takuar kryetarin Asllanaj, pastaj për debatin publik me qytetarë për planifikimin e buxhetit për vitin 2017 dhe Listën e projekteve kapitale për 2017 si dhe ka paralajmëruar për takimet tjera që do të mbahen me drejtori të ndryshme në hartimin e projektbuxhetit për secilën drejtori.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …