Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Kushtetuta e Kosovës kërkon rishikim për t’u përshtatur me zhvillimet e reja shtetërore

Me rastin e 17-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, zyrtar i lartë i AAK-së dhe ish-zëvendëskryeministër, ka theksuar rëndësinë historike të Kushtetutës së Kosovës, e cila, sipas tij, ka përmbushur qëllimin politik për krijimin e kornizës ligjore që mbështet themelimin e institucioneve të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008. Tahiri ka vënë në dukje se shumë ligje dhe nene kushtetuese janë kaluar afatin e aplikimit dhe kërkojnë një rishikim të thellë për t’u përshtatur me zhvillimet e reja të shtet-formimit, rregullimit institucional dhe aspektet politike dhe socio-ekonomike të vendit. Ai ka apeluar për një trajtim serioz të Kushtetutës, duke marrë parasysh sfidat dhe mundësitë që Kosova has në fazën aktuale të integrimit në NATO dhe BE. Ai ka theksuar se Kushtetuta mbetet garantuesja e të drejtave dhe lirisë, dhe ka angazhuar për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën dhe brezat që do të vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …