Shaban Viqa

Më 10 prill 2025 organizohen homazhe për luftëtarin Shaban Viqa – Baci

Më 10 prill 2025, në orën 11:00, në varrezat e fshatit Greme, do të organizohen homazhe në nderim të 16-vjetorit të ndarjes nga jeta të Shaban Viqës – Bacit, Hero i Kombit dhe luftëtar i tri ushtrive: Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Kjo ngjarje do të shënojë veprën e pavdekshme të Shaban Viqës, një simbol i luftës dhe sakrificës për liri.

Ftohen të marrin pjesë familjarët, shokët dhe bashkëluftëtarët e Bacit, miqtë dhe qytetarët nga Komuna Ferizaj, Kosova dhe viset tjera shqiptare për të nderuar kujtimin e këtij heroi të kombit.

Lavdi dhe respekt për jetën dhe veprën e Heroit Shaban Viqa – Baci!

Kontrolloni gjithashtu

Hajrush Kurtaj: Përkujtohet dëshmori i kombit Razim Hasaj

Ata që e deshtën vendin, u rreshtuan në kryengritjen tonë për Liri, në reshtë me …