leoni

Avni Lubovci: Ndërrimi i protezave të gjymtyrëve ështe jetike e jo luks

Ka vite që çdo ditë unë dhe anëtarët e mi përballemi me vështirësi nga më të ndryshmet, dhe dëshira ime më e madhe ishte që këto vështirësi, që na i solli jeta, sa do pak të na lehtësoheshin. Për fat të mirë, kjo dëshirë na u është plotësuar.

Jeta ime, e shoqërisë sime dhe familjarëve tanë, sa do pak tashmë është lehtësuar. Ne tashmë jemi në fazën përfundimtare të rregullimit të protezave, dhe kjo gjë më bën shumë të lumtur.

Nga të gjithë anëtarët, të cilët e gëzuan të drejtën e marrjes së protezave të reja, rasti që më lumturoi pa fund ishte rasti i një anëtari, i cili që 26 vite nuk e kishte ndërruar protezën e dorës. Ky projekt i mundësoi atij realizimin e një dëshire, që me kalimin e viteve filloi të zbehej, por për fat të mirë sot iu bë realitet.

Është rasti i vetëm që doja ta ndaja gëzimin me ju, prandaj po e postoj. Përndryshe, për të gjithë ata/ato që më njohin, e dinë që karakteri im nuk e lejon të bëj reklama në emër të njerëzve me nevojë.

Uroj dhe shpresoj që shteti ynë të na gjindet edhe herave të tjera, pasi që e drejta për këto paisje është jetike, dhe jo luks.

Dhe uroj që ne, si invalid civil të luftës, tash e tutje të mos jemi më nën hije, por të kemi zë e peshë para njerëzve të institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Remzi Halili: Nderim për dëshmorët, martirët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së

Në altarin e lirisë së Kosovës, gjaku i bijve dhe bijave më të mirë të …