Po i kushtoj vargje
Njeriut ma të mirë
Profesor Ahmetit
I lindur në Krojmirë
Burr me shumë virtyte
E me zemer t’madhe
Veprimtar i pa epur
I çështjes sonë kombetare
Ushtar i UÇK – së
Dhe burr shumë i mirë
E caktoi atë shtabi
Drejtor t’Kosoves se lirë
Shquhej profesori
Me virtyte trimerie
Me radion e luftës
Shpërndau rreze Lirie
Me të çliruar vendin
O ky burr Krojmiri
Vazhdoi kontributin
Në televizionin Dielli
Per lirinë që po gëzojmë
Luftoi në shi e n’borë
Tekstshkrues dhe i këngëve
Për t’shejtit dëshmor
Patriot i shquar
E me zemer t’madhe
Për dëshmorët e kombit
Bëri shumë dokumentare
S’do të harrohet kurr
Verpimataria e krijuesit
Na iku në ameshim
Pikerisht n’ditë të mesuesit
I dedikon vargje
Djali i Shalë Bajgores
Profesor Ahmet Qeriqit
I qoft i lehtë dheu i Kosovës
Vushtrri, 09.04.2025
Shkroi:Mujë Hyseni
Vëllau i dëshmorit të kombit
Rrustem Hyseni – Historiani