Analistja politike, Aida Dërguti, ka kritikuar ashpër sjelljen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj LDK-së, duke e krahasuar atë me sjelljen tipike të një dhunuesi ose abuzuesi. Sipas Dërgutit, ftesa e Kurtit për LDK-në ishte një bllof, pasi gjatë historisë së bashkëpunimit të partisë së Kurtit me LDK-në, janë bërë sulme të vazhdueshme ndaj kësaj partie. Ajo përmendi ngjarje të tilla si sulmet gjatë periudhës së pandemisë dhe trajtimin e liderëve të LDK-së si “bashkëpunëtorë të Vuçiçit” dhe “epokën e hajvanatit”. Dërguti shtoi se për sjelljet e tij, Kurti nuk ka nevojë të kërkojë falje, pasi kjo do të nënkuptonte një premtim që nuk do të përsëritej më. Ajo theksoi se fjalët e Kurtit janë të përkohshme dhe ai mund të përdorë sërish këtë stil të komunikimi në të ardhmen, pa u ndalur tek kërkimi i faljes.
