KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin e institucioneve pas zgjedhjeve, duke e cilësuar si një qasje të gabuar në një moment kyç për vendin. Cakolli deklaroi se LDK po vepron me kalkulime të kujdesshme politike për të shmangur çdo përgjegjësi në rast të dështimit të mundshëm të partive të tjera për të formuar qeverinë. Besoj që kalkulimi aktual i LDK-së ka qenë që edhe nëse dikush do të dështojë, qoftë Lëvizja Vetëvendosje apo pala tjetër, në këtë rast PDK, AAK dhe Nisma, të paktën LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e asnjërit dështim, tha Cakolli. Ai shtoi se një pozicion i tillë, që synon të shmangë ekspozimin politik, mund të jetë strategjikisht i kuptueshëm, por në të njëjtën kohë dëmton procesin e konsolidimit institucional dhe krijon një vakum të rrezikshëm në funksionimin demokratik të vendit. Sipas Cakollit, në situata si kjo, partitë politike duhet të veprojnë me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe të kontribuojnë në stabilitetin politik përmes përfshirjes aktive dhe dialogut për ndërtimin e institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …