Komisioni për Punë të Jashtme i PE-së, ka miratuar draft-raportin për Kosovën, të hartuar nga raportuesi Riho Terras, duke vlerësuar përparimin e saj në rrugën drejt integrimit evropian gjatë viteve 2023 dhe 2024. Në raport, eurodeputetët theksojnë domosdoshmërinë për heqjen e menjëhershme të masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të vendosura si reagim ndaj krizës në veri të vendit në vitin 2023. Sipas raportit, masat aktuale nuk janë më të justifikueshme, pasi Kosova ka përmbushur kërkesat e BE-së. Një thirrje e tillë për rikthimin e raporteve normale me Kosovën është përkrahur edhe nga deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila reagoi duke e quajtur këtë zhvillim si një “lajm të vonuar, por jashtëzakonisht të mirëpritur”. “Bota ka nevojë për një rikthim të ekuilibrit, veçanërisht sa i përket qasjes së BE-së ndaj Ballkanit. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane. Ne do të punojmë së bashku për ta realizuar këtë qëllim, në bazë të një agjende të qartë reformash, tha Terras.
