leoni

Shkollat e kryeqytetit tashmë me Ligë Shkollore të Futbollit

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se do të organizohet Liga shkollore e Futbollit. Ai me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, Drejtorin e komunal të Sportit, Kushtrim Mushica dhe kryetarin e Shoqatës së Sporteve Shkollore, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për krijimin e Ligës së Shkollave në futboll.

Ky projekt, sipas kryetarit Rama synon të promovojë sportin tek të rinjtë dhe të krijojë një rrjet të qëndrueshëm garash shkollore në kryeqytet.

Sporti është edukim dhe ne jemi të përkushtuar ta mbështesim, ka shkruar ndër të tjera kryetari Rama në llogarinë e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …