Enver Hoxha

Mursel Sopaj: S’ PASKAN QA VETEM PER TY  – ENVER HOXHES

S’paskan qenè vetëm për ty

Ato  lot të derdhur shi

Paskan qa edhe për vete

Dhe për  nënën Shqipëri .

 

S’paskan qenë vetëm për ty

Ato gjëmë që tundën malet

Paskan qa gjyshet për nipat

Që në det, ua mbyten valët .

 

S’paskan qa vetëm për ty

Ato zemra ndysh të çara

Paskan qa për plotë mëngjese

Që s’dot’ sillnin ditë të bardha .

 

S’paskan qenë veç, lotët tanë

Qe u derdhèn për Enverin

Paska qa koha për kohèn

Paska qa toka për diellin

 

S’paskan qa vetëm për ty

Ato nèna shamizeza

Qanë për vajzat e për djemtë

Qe u mbetèn të vrarë të dera

 

Nuk qe lot, veç  jug – veri

Të dy Drinat ju bashkuan

Qanin tokat nën robëri

Mu në zemër u qëlluan

 

Loti valë që u derdhë për ty

Vit pas viti u përtëri

Sa herë plumbi i gjakmarrjes

Gra e nëna veshi në zi

 

Posi njerëz qanin shkronjat

Flakë kur morën bibliotekat

Qamë për ty, me shumë për brezat

Kur u kthyen  n’rrënojë fabrikat

 

S’paskan qenë veç lotët tanë

Që u derdhën për Enverin

Paska qa koha për kohën

Paska qa toka për diellin

 

11 prill 2021

Kontrolloni gjithashtu

Margarita Xhepa

Lamtumirë e madhërishmja Margarita Xhepa

Flasin Luftar Paja, Mevlan Shanaj, Yllka Mujo, Esat Musliu, Ilir Harxhi, Angjelina Xhara, Kiço Londo, …