leoni

MSH i jep tenderin kompanisë më të shtrenjtë për renovim të depos së barnave – dyshime për favorizim dhe mungesë transparence

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës po përballet me akuza për favorizim dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, pasi i ka dhënë kontratën për renovimin e objektit të depos së barnave dhe ndërtimin e një aneksi, kompanisë me ofertën më të shtrenjtë, “Termontimi”, në vlerë prej 1milion e,770,554.42 euro. Nga 10 kompani pjesëmarrëse në garë, “Termontimi” u shpërblye përkundër faktit se kishte ofertuar çmimin më të lartë dhe kishte përfituar përmes asaj që konsiderohet si përshtatje e favorshme e kritereve të tenderit, të cilat – sipas një operatori ankues – nuk ishin të njëjta për të gjithë garuesit. Në ankesën e dorëzuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, operatori ekonomik ka ngritur dyshime serioze për parregullsi dhe shkelje të ligjit, duke akuzuar MSH-në për: Mungesë transparence gjatë procesit të vlerësimit; Mosdhënie të qasjes në dokumentet e plota të tenderit; Mospërcaktim të afateve për përfundimin e punimeve në dosjen e tenderit; Mundësi që kompania fituese të ketë pasur informacione paraprake të favorshme mbi afatin kohor të projektit; Mospërmbushje të kritereve për kapacitete teknike dhe profesionale nga kompania fituese. Përkundër këtyre pretendimeve, as Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Arben Vitia, dhe as kompania “Termontimi” nuk kanë dhënë ndonjë koment, duke zgjedhur të heshtin ndaj akuzave.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …