leoni

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit për Krime Lufte në Prishtinë, të cilat dokumentojnë në mënyrë të detajuar represionin shtetëror serb ndaj popullatës civile shqiptare në periudha të ndryshme historike.  Kamberi ka bërë të ditur se materialet përfshijnë fotografi, raporte dhe dokumente zyrtare, të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, dhunën sistematike, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, që nga periudha para luftës, gjatë luftës së fundit në Kosovë, e deri pas saj. Këto materiale i kam mbledhur ndër vite në cilësinë e ish-kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, si pjesë e angazhimit tim për të dokumentuar shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë dhe në Kosovë, ka deklaruar Kamberi. Ai theksoi se dokumentimi i së kaluarës është thelbësor për drejtësinë dhe për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …