Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Skënder Musa kërkon largimin nga puna të zyrtarit të Speciales për përdorim të termit “Kosova i Metohija”

Avokati Skënder Musa ka kërkuar masa disiplinore deri në largim nga puna ndaj një zyrtari të gjykatës speciale në Hagë, i cili, sipas tij, ka përdorur termin nënçmues “Kosova i Metohija” gjatë komunikimeve zyrtare. Musa tha se përdorimi i këtij termi është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtetutën dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.“Të gjithë të punësuarit në kuadër të Dhomave të Specializuara, qofshin gjyqtarë, prokurorë apo hetues, janë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. Përdorimi i një termi të tillë bie ndesh me frymën kushtetuese dhe është ofendim institucional,” – ka deklaruar ai. Musa ka theksuar se nëse zyrtari në fjalë ende vazhdon të jetë i punësuar, Gjykata Speciale duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore, përfshirë shkarkimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …