Sipas drejtorit të Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, Mehdi Salihu, kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës Carralevë – Rancë, deri te Varrezat e Martirëve të familjes Asllani.
Rruga në gjatësi 4.8 km dhe zgjerimi i urës në fshatin Carralevë ka kushtuar rreth 420.000 €. Punimet i ka kryer kompania “ Burimi”.
Në fshatin Rashincë, gjithashtu ka përfunduar projekti i asfaltimit të 3 rrugëve, në afërsi të shkollës së fshatit, në lagjen Rushiti dhe rrugën qe lidhë varrezat e fshatit, në gjatësi 663 m.
Shuma e këtij projekti është 45.000 €. Punimet i ka kryer kompania “ Burimi”