Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se VV, ka të drejtën kushtetuese për të krijuar shumicën dhe formuar Qeverinë. Ai shtoi se, nëse VV dështon, radha do t’i vijë opozitës. Haradinaj ka shprehur pritshmëri që opozita të formojë Qeverinë pa vonesa dhe ka kritikuar VV-në për sjelljen e saj të arrogante dhe për qëndrimet e saj që, sipas tij, po shfaqin dobësi. Në lidhje me deklaratat e VV-së për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, Haradinaj ka theksuar se preferon zgjedhjet si opsion, por ka rikujtuar që Kushtetuta e Kosovës parashikon mundësinë e krijimit të institucioneve, edhe nëse partia e parë nuk arrin të formojë shumicën. Ai gjithashtu ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për lidhje me Serbinë dhe për rritjen e ndikimit të këtij shteti në politikën kosovare.
