Ali Youssef: Në emër të popullit paqedashës të Sudanit ne e njohim vendin tuaj

Vendi ynë është njohur nga shteti i Sudanit. Lajmi është bërë i ditur nga shefi i diplomacisë së këtij vendi, Ali Youssef. Ai e ka njohur me këtë vendim, kryetaren e vendit tonë, Vjosa Osmani. “Jam i nderuar dhe i privilegjuar që jam dërguar nga presidenti im këtë pasdite, dhe pas takimit me presidentin Rexhep Taip Erdogan, që ishte një rrugë e mire dhe ogur i mirë për këtë mbledhi që e kemi këtu në Turqi. Dhe që ne vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur. Në emër të popullit paqedashës të Sudanit, ne e njohim vendin tuaj”, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme të Sudanit, Ali Youssef.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …