Kryetarja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me lider të shteteve të ndryshme

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë, kryetarja, Vjosa Osmane ka zhvilluar takime me lider të shteteve të ndryshme që po marrin pjesë në këtë forum. Përveç këtyre takimeve, ajo ka zhvilluar biseda të ndara me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, Musalia Mudavadi, Jordanisë, Ayman Safadi, të Tanzanisë Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit Bakary Yaou Sangaré. “Të gjitha këto takime ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë. Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e aleancave të reja. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë” ka shkruar, kryetarja, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Manovra dhe pazare me Listën Serbe, zgjidhja është dorëheqja e ministrave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, …