Kryetari Kastrati mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në Vërmicë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në fshatin Vërmicë, pikërisht më 12 Prill, në datën kur ky fshat njëzëri e shënon si ditën e të rënëve nga ky fshat për lirinë e Kosovës, të dëshmorit Bajram Gashi dhe martirëve të tjerë, të rënë përgjatë viteve 1998-1999.

Në këtë ngjarje ku prezent ishin edhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të institucioneve tjera lokale, personalitete të jetës publike, të klerit fetar dhe banorë të shumtë nga ky fshat, para të pranishmëve një fjalë rasti mbajti kryetari Kastrati, i cili vlerësoi lartë komunitetin e fshatit dhe këshillin organizativ për këtë nismë pozitive të ngritjes së një pllake përkujtimore, si shenjë që do t’i mbijetojë kohës dhe do të jetë një adresë e shumë brezave të ardhshëm për ta kuptuar mundin dhe sakrificën e burrave e grave të kësaj zone, deri në flijim.

Po ashtu kryetari Kastrati, tha se ky fshat meriton respekt edhe për faktin se në rrethana lufte pothuajse se secila familje ka hapë dyertë e shtëpisë për të strehuar banorë të fshatrave përreth që në faza të ndryshme janë larguar me dhunë nga okupatori serb.

Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për lirinë e Kosovës, nder e respekt për gjithë ata që në një mënyrë apo tjetrën kanë dhënë kontribut për ditët që gëzojmë sot, ka thënë në fund kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …