Në Ferizaj u mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të mjekjes së shquar ferizajase, Dr. Rrushe Ramadani – Rushiti.
Në fjalëne tij, kryetari i komunës, z. Agim Aliu e vlerësoj të ndjerën si mike të veçantë, bashkëqytetare vlerëplote, profesioniste të rrallë dhe atdhetare të pashoqe.
Ferizajasit të falënderojnë për veprën tënde vlerëplote, Ferizaj nuk harron!
Ngushëllime familjes, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerës!
U prehtë në paqe, shpirti i saj, tha ndër të tjera, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.