Të dielën më 13 prill, në Palestrën e Sporteve “Mizahir Isma”, në orën 19:00, klubi i basketbollit “GRAPELAND” përballë KB “KEKU” zhvillon ndeshjen më të madhe në historinë e tij – një hap pranë inkuadrimit në Superligën e Kosovës, ka deklaruar në një video-adresim, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Ai do të jetë aty, por fton edhe të tjerët që së bashku ta mbështesim ekipin e basketbollit, “GRAPELAND”, drejt fitores historike!
Pas dy ndeshjeve të serisë finale rezultati është i barabartë 1:1. Ndeshjen e parë në Rahovec e fituan mysafirët nga Kastrioti me rezultat 69:78, por Grapelandi iu revanshua me fitore në ndeshjen e dytë duke fituar përballjen me shifrat 74:70.
Suksese, KB “GRAPELAND”!
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë video-adresimin e kryetarit Latifi për ndeshjen GRAPELAND Rahoveci – KEK-u.
https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/2205763443159955