Gara, peizazhi dhe energjia – gjithçka ishte magjike në “Kupën e Gjeravicës” në bjeshkët e Belegut! 

Organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës, në Bjeshkët e Belegut të dielën u mbajtën  gara e gjashtë tradicionale e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2025”.

Sipas kryetarit të komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kjo garë dëshmoi rritjen e interesimit për sportet dimërore dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ofrojnë bjeshkët e Deçanit për turizëm dhe skijim.

Le të vazhdojmë ta promovojmë këtë pasuri natyrore dhe sportive që e kemi – për më shumë vizitorë, më shumë aktivitete dhe më shumë zhvillim për vendin tonë, ka thënë kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Në këtë aktivitet prezent ishte edhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai u shpreh i inkurajuar nga pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe rritja e interesimit për sportet dimërore në vend.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka mirëpritur në takim drejtuesit dhe basketbollistët e KB GRAPELAND

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Drejtori …