Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë – që shënohet më 15 shkurt

Donald Trump planifikon dëbimin e 1 milion emigrantëve në 2025 – Kosova në listën e vendeve pritëse të mundshme

Presidenti amerikan Donald Trump, ka hartuar një plan ambicioz për dëbimin e 1 milion emigrantëve brenda vitit 2025,  Washington Post, duke cituar burime federale të afërta me administratën e tij, raporton se ky do të përbënte një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me nivelet historike të dëbimeve – përfshirë edhe rekordin prej rreth 400 mijë dëbimesh në vit gjatë presidencës së Barack Obamës. Ky plan përfaqëson një nga zotimet kyçe të Trump gjatë fushatës së tij presidenciale dhe është duke u përgatitur në detaje nga këshilltari i tij i afërt, Stephen Miller, në bashkëpunim me zyrtarë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe agjenci të tjera federale. Në listën e vendeve të përmendura nga “Washington Post” janë përfshirë: Libia, Ruanda, Benini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova. Eende një reagim zyrtar nga autoritetet e Kosovës lidhur me përfshirjen e saj në këtë plan, por çdo marrëveshje eventuale për pranim emigrantësh të tillë do të kërkonte debat të gjerë publik dhe parlamentar në vend.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …