Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK, ka reaguar në rrjete sociale duke shprehur dyshimet e tij rreth kapaciteteve të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë e re. Ai theksoi se, përveç mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare, VV-së i mungon edhe një program i qartë qeverisës. “A i keni numrat po e pyesin VV-në? Protagonistë të saj herë po thonë po, herë jo. A keni program? Këtë pyetje s’po ua shtron kush këtyre që po thonë se do ta bëjnë Qeverinë”, shkroi Hamiti. Sipas tij, pa një shumicë të konsoliduar dhe një vizion të qartë për qeverisje, pretendimet e VV-së për të udhëhequr ekzekutivin janë të paqarta dhe të papërmbajtura.
